You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Përflitet në korridorin e ekipit italian, Igli Tare mund të marrë post te Milani

E bujshme/ Përflitet në korridorin e ekipit italian, Igli Tare mund të marrë post te Milani

Igli Tare është një tjetër rast suksesi sesi shqiptarët mund të kenë ndikim edhe në arenat më të mëdha Europiane, falë punës dhe përkushtimit të tyre. Thuajse në çdo sezon së fundmi kemi parë që legjenda e Shqipërisë të shpallet si drejtori sportiv më i mirë i Serisë A.

Më shumë? Sigurisht që nuk mund të ketë në këtë drejtim. Lacio ka fituar edhe Kupën e Italisë së fundmi, ndërsa nuhatja e Tares është e frikshme. Kjo pasi arrin të gjejë futbollistë që kushtojnë fare pak në Europë, veçanërisht në Belgjikë, të cilët shiten pas disa vitesh me shifra të frikshme. Rasti i fundit është me Milinkoviç-Saviç, që pritet të largohet me mbi 100 milionë euro në merkaton e verës.

Sipas “IlGorno.it”, disa lëvizje të reja priten të ndodhin edhe brenda strukturave të klubeve në Serinë A. Në korridorin e ekipit të kuqezinjve, Milanit, po përflitet se Leonardo mund të largohet dhe vendin e tij do ta marrë Igli Tare. Një pistë e mundshme është përfolur prej kohësh, por nëse kuqezinjtë dështojnë në misionin “Champions League”, atëherë ka më shumë gjasa se kurrë që të ndodhë kjo marrëveshje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top