Ergys Kaçe do të largohet për herë të parë në karrierë nga Greqia. Shumë huazime të njëpasnjëshme, ndërsa në të vetmin rast që ka qenë jashtë këtij vendi fqinj, ishte në Plzen. Por edhe atje si huazim, pasi kartonin e këtij mesfushori e ka pasur gjatë gjithë kohës PAOK.
Një lojtar që mund të thuhet me plotë fjalën që i ka marrë pak karrierës së tij, pasi ka më shumë vlera dhe aftësi për të dëshmuar. Aktualisht është pjesë e Larisas, deri në fundin e këtij sezoni. Shanset që kjo skuadër ta blejë kartonin e tij te PAOK janë të pakëta, ndërsa skuadra mëmë do të heq dorë prej tij pas shumë vitesh.
Mediat greke raportojnë se Ergys Kaçe ka shumë shanse që të vazhdojë karrierën e tij jashtë Greqisë në merkaton e ardhshme. Kjo do të ishte hera e parë për të, si një largim përfundimtar. Megjithëse nuk përjashtohet mundësia nëse vjen një propozim nga një ekip tjetër grek për t’u marrë në shqyrtim, por këto shanse janë të pakëta.