You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Mavraj plas “bombën” për Greqinë: Nuk ke faj Basha, atje të prishin trurin

E bujshme/ Mavraj plas “bombën” për Greqinë: Nuk ke faj Basha, atje të prishin trurin

Një aventurë e cila nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, ishte ajo e Mërgim Mavrajt në Greqi. Nuk kaluan shumë kohë kur mbrojtësi shqiptar u përballë me kritikat në vendin fqinj, ashtu siç edhe pritej më parë.

Por ajo që ka bërë disi më shumë habi, ishte largimi i Mavrajt. Pa zhurmë dhe asnjë polemikë të vetme, duke parë edhe sjelljen që iu bë kapitenit të Shqipërisë nga klubi grek, apo edhe largimin e fundit të Mavrajt nga Hamburgu. Menjëherë pasi la gjermanët, pati edhe një përplasje në distancë mes lojtarit shqiptar dhe trajnerit asokohe të Hamburgut, Titz.

Së fundmi, është Mërgim Mavraj që hedh “bombën” dhe hap polemikat sa i përket ambientit në Greqi dhe të kaluarës së tij. Në mënyrë krejtësisht rastësore, teksa Migjen Basha do të bënte batutë në profilin e tij të “Instagramit”: “E paske një dhëmb të prishur”, shkruante mesfushori shqiptar, në një foto ku shihej Mavraj i buzëqeshur.

I menjëhershëm ishte reagimi i mbrojtësit të Shqipërisë, që nuk e mendon shumë gjatë përgjigjen e tij: “Mesa duket ty të janë prishur sytë vëlla. Nuk ke faj, pasi atje të prishin edhe trutë”, do të ishte përgjigja e Mavrajt, referuar klubit të Arisit ku gjendej së bashku me Bashën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top