
Sa shumë raste kemi pasur me lojtarët shqiptarë, që me preteksin e një karriere më të mirë largohen nga atdheu dhe e braktisin atë, me gjithë kuptimin e fjalës. Por nga ana tjetër, nuk mungojnë edhe ato të krenarive, me futbollistë që nuk e harrojnë lehtë vendlindjen e tyre.
Një prej tyre është edhe Alesandro Ahmetaj, që bën pjesë te U-19 e Sasuolos. Futbollisti në fjalë ka qënë pjesë e të rinjëve të Italisë më parë, por ka kërkuar fanellën kuqezi.
Këtë gjë e ka pohuar vetë Ahmetaj për “Albanian Talents”, ndërsa sulmuesi me prejardhje nga Gorishti i Vlorës, sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet U-20 të Shqipërisë. Një rast leksioni ky për të gjithë të rinjtë, që e harrojnë lehtësisht tokën e tyre. Këta po që janë vlonjatët e vërtetë… /Shqiperia.ch/