
Shorti i kualifikueseve të Europianit 2020 është hedhur dhe te Austria ka një problem madhor: “Po tani, ku do të luajmë?”
E vështirë t’i jepet një zgjidhje kësaj pyetje, e në këtë vend që gjithmonë Europiani dhe Botërori ka qenë një mision mëse i arritshëm, tani nuk vuan vetëm për rezultate, por edhe në mënyrën e organizimit. Stadiumi Happel nuk mund të mirëpres ndeshjet e kualifikueseve dhe është i bllokuar, ndërsa në Austri po shohin për zgjedhje të reja.
Disa rrugë të dërgonin edhe në stadiumin e Austrisë së Viennës, por presidenti Leo Windtner do të mohonte gjithçka: “Gjendja nuk mund të jetë aspak e mirë, flasim për një kapacitet prej 13.800 për shikuesit dhe jemi nën standarte. Gjithashtu edhe zona VIP dhe ajo e mediave është jashtë standartave. Është e dhimbshme të shohësh sesi stadiume të reja dhe moderne janë duke u ndërtuar nga Kosova në Shqipëri, nga Belgjika në Çeki e mund të shërbejë për të promovuar projektet e tyre së bashku me ne”, do të shprehej Windter.
Në këtë mënyrë, presidenti i Federatës Austriake të Futbollit, kërkon një ndihmë nga Shqipëria, Kosova, Çekia ose Belgjika, që dy prej ndeshjeve të tyre në këtë kualifikuese, t’i luajnë në një prej këtyre vendeve. Sipas Windter, kjo do të ishte një mënyrë e mirë reklamimi dhe promovimi dhe e vetë këtyre stadiumeve të reja.
Flitet për takimin ndaj Sllovenisë në 7 qeshor dhe kundër Letonisë në 6 shtator, të cilat nuk mund të luhen si zakonisht, pasi në stadiumin e Austrisë do të përformojë Phil Collins dhe Andreas Gabalier. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/