You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ I humb ndeshjet e Shqipërisë, dëmtimi shkatërron planet e sulmuesit

E bujshme/ I humb ndeshjet e Shqipërisë, dëmtimi shkatërron planet e sulmuesit

Fat i keq vazhdon të ndjek Sokol Cikalleshin në karrierën e tij, që nuk po shkon aspak në mënyrën më të mirë. Fillimisht u mendua se sulmuesi do të fitonte qetësinë pas nënshkrimit me ekipin e Akhisasporit, por një dëmtim i pësuar së fundmi, prish jo pak plane.

Për ta nisur nga Kombëtarja, atje ku sipas të gjitha gjasave, nuk ka ndonjë shpresë grumbullimi. Cikalleshi është dëmtuar në takimin e fundit, që Akhisaspori zhvilloi në Kupë ndaj Kaysesporit. Sipas asaj që “Shqiperia.ch” mëson nga mediat turke, Cikalleshi do të qëndroj jashtë fushe për 3 javë.

Në kushte të tilla, bëhet e pamundur që Panuçi të grumbullojë këtë lojtar për dy takimet e marsit. Ndërsa mbetemi ende në pritje për një konfirmim zyrtar, duket se sulmi i Shqipërisë e ka humbur një alternativë përpara me mungesën e Cikalleshit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top