You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E bujshme/ Flamuri i Kosovës ngrihet në Rusi për shqiptarët, reagon shteti: E papranueshme!

E bujshme/ Flamuri i Kosovës ngrihet në Rusi për shqiptarët, reagon shteti: E papranueshme!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi, më saktësisht te stadiumi ku luajnë shqiptarët, Akhmat Gronzy. Në skuadrën ku luajnë Odise Roshi, Bekim Balaj dhe Bernard Berisha u ngrit flamuri i Kosovës.

Nuk e ka përtypur mirë shteti i Rusisë një veprim të tillë, që e ka quajtur si një gabim teknik të gjithën këtë, pasi për ta konsiderohet e papranueshme. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i shtetit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme: ““Flamuri i së ashtuquajturës Republikë e Kosovës ishte i shfaqur në stadiumin Ahmat Arena. Këtë çështje ne ia kemi bërë me dije autoriteteve në Republikën Çeçene. Është e papranueshme të përdoren simbolet e shteteve të panjohura në territorin rus”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top