Mauricio Sarri është një prej atyre trajnerëve që gjithmonë i pëlqen që të luajë me futbollistët e formuar prej tij dhe që i ka pasur në ekipet e mëparshme. Këtë e ka treguar në shumë raste, ndërsa edhe për Elseid Hysajn po tenton për ta marrë për herë të tretë.
Kështu, trajneri i Juventusit e ka formuar mbrojtësin kuqezi kur ishte pjesë e Empolit. Një kontribut të madh dha edhe për ngjitjet e shkallës së karrierës, pasi menjëherë lojtari shqiptar kaloi te Napoli. Tashmë Hysaj nuk mund të konsiderohet më si pjesë e kësaj skuadre, megjithëse nuk ka ende zyrtarizim.
Por vetë menaxheri i tij, Xhuifredi, u shpreh se presidenti De Laurentis i ka mbërritur komunikata se mbrojtësi shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Napolit. Roma ka qenë skuadra më e përfolur për ta transferuar, por në orët e fundit kemi një ndryshim të situatës. “Calciomercatoweb” shkruan se Sarri e kërkon nxënësin e tij te Juventusi, duke i dhënë Napolit mbrojtësin De Shiljo. Një ofertë kjo që nëse do të rezultojë zyrtare, atëherë mund të kryhet pa shumë komplikime, pasi pritet krahëhapur nga të dyja palët. De Shiljo ka rezultuar si dështim te bardhezinjtë, duke humbur edhe besimin e tifozëve, por Gatuzo do të dëshironte që punonte me këtë lojtar. /Sport Ekspres/