Fenerbaçe bëri një biznes të mirë përpara disa kohësh, teksa do të merrte Elif Elmas nga Rabotniciki për 180 mijë euro. Menjëherë mesfushori i datëlindjes 1999 do të bënte diferencën në fushën e lojës, për të marrë të gjitha duartrokitjet në Turqi.
Ndeshjet e zhvilluara me fanellën e gjigandëve turk i dhanë mundësinë që të shitej te Napoli për 16 milionë euro. Për këtë arsye Fenerbaçe kërkon të përsëris të njëjtin sukses, që arkat e klubit të mbushen në të ardhmen duke synuar të njëjtën mënyrë.
Këtë herë kërkon të bërë merkato te Shkëndija e Tetovës. Sipas asaj që raporton “Fotomac”, Fenerbaçe po negocion për marrjen e Omar Imerit, ndërsa e quan “Diamanti i ri Elmas”. Sulmuesi 20-vjeçar përfaqëson Shqipërinë U-21 ndërsa kjo do të ishte lëvizje e karrierës për të. Gjithashtu një siguri të madhe e ka për shansin që do t’i jepet te skuadra e njohur e Turqisë pasi projekti i saj bazohet tek të rinjtë. Vlera aktuale e Omerit është rreth 250 mijë euro ndërsa pritet të shihet për zhvillimet e reja mbi këtë transferim.