You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ “Do zgjedh Shqipërinë ose Kosovën”, Albert Vallci përfundon në listën e Austrisë

E bujshme/ “Do zgjedh Shqipërinë ose Kosovën”, Albert Vallci përfundon në listën e Austrisë

“Kosova dhe Shqipëria janë interesuar për mua. Teorikisht do të luajë për një nga këto dy vendet. Trajneri Shaland ka qënë në Austri për të më parë në një ndeshje, megjithëse për momentin jam i fokusuar te Salzburgu”, kështu u shpreh Albert Vallci para pak kohësh për “Sky Sport Austria”.

Por që teoria në fjalë hidhet poshtë përfundimisht, pasi mbrojtësi i Salzburgut e ka bërë zgjedhjen e tij. Sigurisht, nuk është as Kosova dhe as Shqipëria, pasi një tjetër Kombëtare u fut në lojë papritur. Bëhet fjalë për Austrinë dhe lojtari i ekipit kampion të Salzburgut, kurrsesi nuk mund ta refuzonte ftesën e mbërritur.

Nuk bëhej fjalë për një trillim mediatik, pasi Vallci është në listën zyrtare për dy ndeshjet e rradhës që austriakët do të luajnë ndaj Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top