
Shkëndija e Tetovës ka zhgënjyer tërësisht me paraqitjet në Europë, ndryshe nga lartësia e viteve të shkuara. Eliminimi ka ardhur nga dy skuadra tërësisht më poshtë në nivel se ekipi shqiptar, për t’u larguar kështu nga “Champions League” dhe “Europa League”.
Reagimi i tifozëve ka qënë i ashpër, pasi kurrsesi nuk ndihen të përfaqësuar nga ekipi i tyre. Për këtë arsye te Shkëndija e Tetovës priten ndryshime rrënjësore, ku mund të përfshihet edhe trajneri Qatip Osmani.
Megjithatë “Shqipmedia” raporton për disa lëvizje edhe më të mëdha, që afrojnë kapitenin legjendar të Kombëtares. Sipas këtij portali Lorik Cana do të marrë administrimin e klubit të Shkëndijës, për të qënë kryetari dhe drejtori sportiv i ekipit. Nëse ky burim i informacionit rezulton i saktë, atëherë zyrtarizimi do të jetë vetëm çështje ditësh. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/