
Paraqitjet fantastike të treguara nga ana e Bastien Tomës këtë sezon me Sionin, kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Sidomos nëse flasim për gjysmën e parë të sezonit, atje ku mesfushori shqiptar i ka çuditur të gjithë me realizimet dhe pasimet e dhëna.
Gjithsesi flasim vetëm për një lojtar 19-vjeç që ka gjithë kohën përpara, për t’u rritur dhe dëshmuar vlerat e tij. Sipas asaj që raporton prestigjozja “Tuttomercatoweb”, dy klube të Serisë A po e kërkojnë me ngulm Tomën. Bëhet fjalë për Torinon dhe Atalantën, që kanë dërguar vëzhgues për ta parë nga afër te Sioni.
Kontrata e Bastien Tomës me ekipin zviceran skadon në 2020, ndërsa aktualisht mesfushori është pjesë e të rinjëve të Zvicrës. Shqipëria i ka dërguar ftesë prej kohësh, por lojtari ka marrë kohën e tij për të vendosur, ndërsa ka edhe interesimin e Kosovës. /Shqiperia.ch/