Arlind Ajeti duket se ka një shanc në horizont për të qenë pjesë e një ekipi të madh. Vështirësitë në gjetjen e vendit titullar si dhe dëmtimet e zbehën pak si teër vrullin e 24 vjeçarit duke mos vazhduar për këtë sezon përkrah një ekipi. Napoli duket se ka humbur për të paktën katër deri në gjashtë muaj mbrojtësin e tyre Kirikesh. Në mënyrë që ekipi të jetë i kompletuar, Ancheloti ka hedhur sytë për zvendësuesin e tij ku në listën e mundshme sipas mediave italiane, qendron edhe Arlind Ajeti.
Mbrojtësi shqiptar momentalish është pa ekip pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Torinos. për këtë arsye mbeti jashtë edhe listës së Panuçit në startin e Ligës së Kombeve. Arritja e këtij nënshkrimi do të ishte kulmi i karrierës për 24 vjeçarin nga i cili u prit shumë edhe në Kmbëtaren e Shqipërisë. Gjithësisi për të finalizuar transferimin, Ajeti duhet të fitojë balotazhin me një sërë emrash, mes tyre edhe vëllai i Paul Pogba./Shqipëria.ch/