Kosova e ka bërë publike formacionin zyrtar që do të hedh në fushë ndaj Bullgarisë. Ashtu siç edhe pritej, tashmë vendin e Ujkanit e ka marrë portieri i Manchester City, Arijanet Muriq.
Ky i fundit duhet të mbroj portën, në takimin e parë kualifikues të Europianit. Aktivizimi i këtij lojtari nga ana e Shaland, ka bërë që edhe ekipi i njohur anglez të pasqyroj ndeshjen e Kosovës. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, faqa zyrtare e skuadrës së Guardiolës shkruan se Muriq do të luajë si titullar me Kosovën.
Sigurisht, një arritje më vete kjo për imazhin e dardanëve, që të njihen gjërësisht në Europë e botë, pasi Manchester City ka shumë tifozë të shpërndarë kudo. /Shqiperia.ch/