
Olimpik Ljubjana është duke kaluar një moment të artë në kampionatin slloven. Ajo fitore ndaj vendit të parë, Mariborit, në shifrat 0-3 gjatë ditës së sotme, është një tregues i madh për formën fantastike që po kalon ky ekip, që po i beson edhe të rinjëve.
Vetëm para 2 jave Çekiçi hyri në historinë e Olimpik të Ljubjanës si lojtari më i ri që kishte shënuar për këtë skuadër, pasi është vetëm 22-vjeç. Më parë rekordi mbahej nga Kliton Bozg, që ndodhej në moshën 23-vjeçare dhe kishte gjetur rrjetën me Ljubjanën.
Por në përballjen e sotme ndaj Mariborit, ka shënuar Haris Kadriç. Futbollisti në fjalë është vetëm 19-vjeç dhe shkruan historinë me Ljubjanën falë realizimit ndaj kryesuesve të Sllovenisë. /Shqiperia.ch/