You are here
Home > Kombëtarja > “Dy oferta zyrtare nga La Liga”, Myrto Uzuni zbulon kampionatin e ri: Dua të jem i rëndësishëm te Shqipëria

“Dy oferta zyrtare nga La Liga”, Myrto Uzuni zbulon kampionatin e ri: Dua të jem i rëndësishëm te Shqipëria

Myrto Uzuni është një prej legjionarëve më shumë në formë në Europë. Gjithmonë vendimtar për Lokomotivën e Zagrebit, me golat e shënuara, por edhe me pasimet vendimtare të dhëna për shokët e skuadrës. Në një intervistë për “Fan Zone”, Uzuni është shprehur se ky do të jetë sprinti final për karrierën e tij, duke lënë të nënkuptohet edhe një kalim që pritet të ndodhë në merkaton e verës, për të kaluar në një tjetër skuadër.

“Ndodhesha në një formë shumë të mirë derisa erdhi pandemia. Uroj që të kthehem atje ku e lashë. Futbolli është jeta jonë dhe na ka ndikuar jo pak. Unë asnjëherë nuk eci më plane dhe ky është sprinti final për mua.

Jam një tip që e motivoj veten dhe nuk demoralizohem. Madje edhe kur nuk u ftova nga Kombëtarja isha në Kroaci dhe vetëm duhej që të punoja, për t’u rikthyer sërish. E meritoj ftesën e Shqipërisë pasi jam lojtari më në formë nga sulmuesit e Kombëtares. Nuk dua të jem vetëm në listë, por të jem vendimtar.

E kam thënë që para 4 muajsh që Tirana do të jetë kampione. Ndërkohë Laçi po bën mirë dhe për mua e kap lehtë Europën. Kam ofertë zyrtare nga dy klube të La Liga-s”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top