Një debutim ëndrrash për Vedat Muriqin në atë fitore të Fenerbaçes ndaj Bursasporit me rezultatin 2-0. Të dyja realizimet do të vinin nga sulmuesi i Kosovës, që e nis në mënyrën më të mirë këtë aventurë të re.
Reagim i jashtëzakonshëm ka ardhur në rrjetet sociale, ndërsa emri i Muriqit ka qënë më i përmenduri në Turqi sa i përket “Twitterit”. Postime të shumta kanë ardhur për lojtarin shqiptar, duke u mahnitur nga performanca dhe mënyra sesi arrin deri te porta e kundërshtarit. Sigurisht pritshmëritë ishin të mëdha por Muriqin nisur nga sezoni që kaloi, por askush nuk e priste që ta fillonte në këtë mënyrë me Fenerbaçen. /Shqiperia.ch/