You are here
Home > Futboll Bota > Dy ekipe të Serisë A dhe një në “Ligue 1” kërkuan Muriqin, në Turqi i zbulojnë emrat

Dy ekipe të Serisë A dhe një në “Ligue 1” kërkuan Muriqin, në Turqi i zbulojnë emrat

Shumë oferta kanë mbërritur në drejtim të Vedat Muriqit, që është duke zhvilluar sezonin e karrierës me Rizesporin. Gjithmonë i gatshëm për të ndëshkuar kundërshtarin ky sulmues, që nuk di të ndalet pavarësisht emrit që ka përballë në fushë.

Vetëm disa kohë më parë kemi shpërndarë lajmin, se për Muriqi janë interesuar zyrtarisht dy klube italiane dhe një në “Ligue 1”. Gjithçka është e vërtetë, madje gazetari turk Yagiz Sabuncuoglu zbulon edhe emrat e tyre në “Twitter”: “

Deri më tani, Rizespor ka marrë tri oferta zyrtare për Vedat Muriqin. Genoa, Spal dhe Toulouse, që janë refuzuar. Dëshira e Muriqit është të vesh fanellën e Fenerbahces. Në fillim të javës do të vazhdojnë bisedimet mes dy presidentëve”, shkruan në Twitter, Yagiz Sabuncuoglu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top