
PAOK ka arritur të fitojë edhe Kupën e Greqisë pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj AEK, ndërsa më herët i kishte mbyllur llogaritë me kampionatin. Vetëm se në këtë trofe të ri sezonal, kishte më shumë skandale për triumfin e skuadrës greke.
Do të ishte pikërisht ai kualifikim me dramacitet ndaj Panionosit që do të hapte diskutimet, se PAOK ka edhe një përkëdhelje nga arbitrat. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Panionosit në transfertë, ndërsa të njëjta shifra u përsëritën edhe në ndeshjen e dytë.
Nga një realizim për secilën skuadër do të mbërrinin në kohën shtesë, e atëherë kur u mendua se Durmishaj dhe Panionosi do të eliminonte PAOK, do të vinte skandali i madh. Në minutën e 119 do të akordohej një penallti e dyshimtë, që do të sillte edhe kualifikimin e ekipit që në fund fitoi Kupën. Pikërisht në këtë ndeshje do të vinte edhe goli i fundit i Durmishajt, kur asokohe ishte ende pjesë e Shqipërisë. Njëkohësisht një tjetër moment i aq shumë diskutuar në atë takim, ishte kur anësorët buzëqeshnin dhe ishin të gëzuar në festën e golit të PAOK. /Shqiperia.ch/