
Turqia dhe Greqia kanë zhvilluar një ndeshje miqësore së bashku, e cila përfundoi me rezultatin 2-1. Një takim që u shërbente të dyja Kombëtareve për përgatitjet e kualifikueseve, por klima nuk ishte edhe aq miqësore.
Sapo kanë prekur fushën e stadiumit, grekët janë përballur me vërshëllimat e vendasve. Kjo ka kulmuar në momentin e himnit, atje ku turqit jo vetëm që nuk e kanë respektuar, por kanë vërshëlluar nga fillimi e deri në fund.
Ndërkohë lojtarët grekë e kanë kënduar himnin e tyre në mënyrë që të mbysnin disi vërshëllimat e të pranishmëve, megjithëse një gjë e tillë ishte e pamundur. Vetëm pak kohë si pjesë e Greqisë, por dukej se edhe Fiorin Durmishaj nga stoli i dinte më së miri fjalët e himnit të helenëve. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/
(Video e siguruar nga “Shqiperia.ch”)