You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Dua të marrë talentet shqiptarë”, menaxheri Ramadani drejton Jovetiç, Behramin dhe lojtarët serbë

“Dua të marrë talentet shqiptarë”, menaxheri Ramadani drejton Jovetiç, Behramin dhe lojtarët serbë

Fali Ramadani është një nga menaxherët shqiptarë më të suksesshëm, teksa ka konkurruar në ditën e djeshme edhe për çmimin si më i miri në detyrën e tij. Megjithatë trofeun ka arritur ta fitojë portugezi Jorge Mendez, në çmimet që u shpërndan në Dubai.

Shqiptari nga Tetova, menaxhon lojtarë shumë të njohur në botën e futbollit, si Jovetiç, Behrami, Mehmedi, Maloku, Markoviç, Nastasiç, Maksimoviç dhe Stojkoviç. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ramadani është shprehur se dëshiron të marrë në administrim edhe talente shqiptarë, nëse krijohet infrastruktura e nevojshme.

“Ka talente shumë në trojet shqiptare dhe e kemi me të lehtë. Por kjo varet nga infrastruktura në të cilën gjendemi për momentin”, u shpreh menaxheri shqiptar, duke shprehur gatishmërinë për të marrë futbollistët shqiptarë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top