You are here
Home > Kombëtarja U-21 > “Dua të bëhem si Lorik Cana”, Seferi gjen sërish golin në Zvicër dhe i afrohet qëllimit

“Dua të bëhem si Lorik Cana”, Seferi gjen sërish golin në Zvicër dhe i afrohet qëllimit

Taulant Seferi është një nga futbollistët më të mirë të Shpresave, tek të cilët projektohet edhe e ardhmja e kuqezinjve.

Përpara pak kohësh, në një intervistë për “Shqipëria.ch”, Seferi shprehej se idhudhi i tij dhe dëshira më e madhe ishte për të vazhduar shembullin e Lorik Canës. Historia e tij dhe e kaluara e afrojnë me legjendën e Shqipërisë, ndërsa dëshira e tyre është po e njëjtë për të parë sa më lartë flamurin kuqezi.

Seferi po mundohet të jap më të mirën këto kohë, duke marrë shpeshherë vëmendjen në Zvicër. Këtë herë sulmuesi i Winterthur, ka shënuar në fitoren me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj Aaraut. Me këtë rezultat, skuadra e Seferit gjendet duke luftuar për kreun e kampionatit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top