You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dritë në fund të tunelit, ky është skenari që shpëton Vllazninë

Dritë në fund të tunelit, ky është skenari që shpëton Vllazninë

Humbja e Vllaznisë me Partizanin me rezultatin 2-0 në kryeqytet, praktikisht rrëzoi shkodranët. Ekipi i Kamzës fitoi me Flamurtarin me rezultatin 1-0, ndërsa Teuta me Skënderbeun në transfertë 1-3. Kamzalinjtë dhe durrsakët janë 5 pikë para kuqebluve dhe të dy ekipeve i mjafton 1 pikë për të qëndruar në Superiore, pasi janë më mirë në ndeshjet direkte dhe me golavarazh. Me 2 javë të mbetura dhe me vetëm 6 pikë në lojë nuk mjafton as bekimi i Zotit në qiell për të qëndruar në Superiore. Megjithatë, mos harroni një fakt, jetojmë në Shqipëri, një vend pagan, ku rolin e Zotit e marrin shumë persona.

Duke folur me teori konspiracioni të versionit Kastriot Myftaraj, mund t’iu paraqesim një skenar që mund të shpëtonte Vllazninë në Superiore. Skuadra shkodrane ka dy ndeshje super të vështira me Kukësin dhe Skënderbeun. Vendi i parë dhe i dytë i kampionatit janë pa impenjime tashmë, pasi i kanë mbyllur llogaritë e tyre. Largimi i Ernest Gjokës mund të zbusë dhe presidentin Safet Gjici për t’u hapur rrugë shkodranëve. Kuksianët njihen që herët si dashamirës të Vllaznisë, ndërsa për Skënderbeun gjërat janë më të thjeshta. Një tifoz mesatar në Shkodër mund të shprehet: “Na e kanë borxh, me rob shpie, i kena hap portën sa herë kan dasht”. Ka të drejtë, korçarët mund të tregohen “të dashur” me kuqeblutë. Vllaznia duhet të fitojë patjetër 6 pikë, asgjë nuk është e pamundur.

Në krahun tjetër, Kamza duhet të humbasë dy ndeshjet e saj, pasi nuk futemi të flasim fare për Teutën. Skuadra durrsake mirë që nuk ka dhe një fazë tjetër kampionati, pasi mund të pretendojë dhe arritjen në Champions League.

Kamza do të luajë me Laçin në shtëpi dhe e mbyll me Partizanin.

Ekipi kurbinas i Pashk Laskës nuk do t’u hapë rrugë kamzalinjëve, pasi kanë patur përplasjes të forta. Në krahun tjetër, nuk dihet se si do të pozicionohet Partizani në rast se nuk luan për veten dhe Evropën.

E ardhmja nuk dihet me siguri, por nëse Zotat veprojnë, atëherë në mes të fushës mund të mbijnë “kamikazët” që rregullojnë shpejt punë. Ku i dihet… /EDS

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top