
Shkëndija e Tetovës ka humbur me një dramë të madhe ndaj Kaljus në shifrat 1-2, për t’u larguar nga “Champions League”. Kuqezinjtë e kishin fituar ndeshjen e parë në shifrat 0-1, ndërsa këtë herë janë ndierë të tradhëtuar nga portieri.
Dy gabime të pastra në ato dy goditje të vetme që i erdhën në portë, padyshim që mbetet i vetmi fajtor në këtë dështim. Nga ana tjetër një mori rastesh janë shpërdoruar nga ana e Shkëndijës, që ka goditur në mbi tre herë shtyllën për të gjetur golin. Madje edhe realizimi i vetëm do të vinte nga pika e bardhë e penalltisë. Thuhet gjithmonë se futbolli prandaj është i bukur, pasi ka brenda edhe të papriturën, por këtë herë ishte vërtet e tepërt. /Shqiperia.ch/