Liverpuli ka arritur të fitojë Superkupën e Europës pasi ka mposhtur Chelsean në ruletën ruse. Sadio Mane do të ishte heroi i takimit për ekipin e drejtuar nga Klop, ndërsa arriti të shënonte 2 gola. Fillimisht duke u gjendur në vendin e duhur pas pasimit të Firminjos, ndërsa në golin e dytë do të ishte një goditje perfekte nga brenda zonës.
“Unë jam gati të luaj, le ta bëjmë këtë. Lodhja është në kokë. Nuk mendoj se kam bërë më shumë pushime se 20 ditë në këto 7 vitet e fundit”, do të shprehej Mane përpara ndeshjes. Golat e Chelseat u realizuan nga ana e Giroud me pasimin e Pulisic dhe Jorginho me penallti. Sa i përket ruletës ruse, portieri Adrian do të priste vetëm penalltinë e fundit të ekzekutuar nga Abraham, për t’i dhënë Liverpulit një tjetër titull. /Shqiperia.ch/