You are here
Home > Futboll Bota > Dramë e madhe edhe te Latifi në Champions, largohet edhe pse e nisën me marsh të pestë

Dramë e madhe edhe te Latifi në Champions, largohet edhe pse e nisën me marsh të pestë

Ekipi i Liridon Latifit ka tentuar përmbysjen e madhe ndaj Tbilisit, madje duke flirtuar me të. Sherif Tiraspoli e kishte humbur takimin e parë në shtëpi me rezultatin 0-3, ndërsa historia e kualifikimit u konsiderua e mbyllur.

Shumë u gabuan, pasi kampionët moldav e nisën me marsh të pestë. Latifi do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e dytë, ndërsa brenda 10 minutave të para rezultati shkoi në 0-3. Disi e çuditshme por vetëm një gol i vendasve në një ndeshje zhgënjyese për ta, mjaftoi që të kalonin më tej dhe Latifi me Tiraspolin të ktheheshin në shtëpi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top