Donis Avdijaj ka debutuar me Trabzonsporin në ndeshjen jo zyrtare. Skuadra turke ka barazuar pa gola ndaj Haladas, ndërsa rastet për shënim nuk kanë munguar.
Sulmuesi i Kosovës u aktivizua për rreth 30 minuta në fushë, pa mundur të ndryshoj fatin e takimit, megjithëse la një shije të mirë. Gjatë përgatitjeve për këtë takim do të ishte vetë presidenti i skuadrës, Ahmet Agaoglu, që do të zbriste për t’i dhënë kurajo futbollistit. Shumë batuta janë shkëmbyer mes tyre, ndërsa edhe Avdijaj ka marrë energji pozitive nga prania e presidentit të skuadrës që i tregon gjithë mbështetjen e munguar një lojtari që ka një të kaluar jo shumë të mirë. /Shqiperia.ch/