Klubet në Angli kanë një kreativitet të lartë, ndërsa pavarësisht se futbolli është ndalur në këtë vend, faqet e tyre në rrjetet sociale, veçanërisht në “Twitter” mbeten shumë aktive. Klubi i Ipswich, atje ku shpeshherë përfshihet me ekipin e parë edhe talenti shqiptar shumë premtues, Armando Dobra, ka rikthyer në vëmendje ndeshjen e fituar me rezultatin 3-0 ndaj Portsmouth që u luajt në vitin 2003.
Por në këtë faqe gjithçka jepej në “kohë reale” me minuta dhe gola të shënuara, sikur ndeshja të ishte duke u zhvilluar në pasditen e sotme. Shpeshherë klubi është kritikuar kur nuk ka përfshirë në ekipin e parë Armando Dobran më parë, ndërsa sot gjithçka është sqaruar që pa nisur mirë ndeshja: “Për atë që pyesin, Armando Dobra nuk është përfshirë këtë pasdite për shkak se ka qenë 2-vjeç në kohën kur është zhvilluar kjo ndeshje”, shkruhet në reagim për talentin shqiptar të lindur në vitin 2001.
For those asking, Armando Dobra isn’t involved this afternoon due to being two years old at the time of the game. #MatchdayRewind | #itfc
— Ipswich Town FC (@IpswichTown) March 21, 2020