Gilberto Gega është një futbollist me shumë potencial për të adhmen, që luan me ekipin e AEK U-17. Prej dy vitesh është titullar i padiskutueshëm tek të rinjtë e kësaj skuadre, ndërsa pritet edhe lëvizja e madhe prej tij.
Mediat franceze dhe ato greke kanë raportuar se Lioni do ta transferojë këtë futbollist në Francë. Një gjë e tillë do të ndodhë me kalimin e kohëve, pasi flitet për një dëshirë të madhe të vetë klubit të njohur francez që do të gjejë edhe konkretizim.
Dëshira e mbrojtësit 17-vjeçar është që t’i bashkohet Shqipërisë. Madje pritja për të marrë fanellën e kuqezinjve, e ka shtyrë që të lirë pezull edhe kontaktin e Greqisë U-19, sipas asaj që raporton “Albanian Talents”. /Shqiperia.ch/