You are here
Home > Kombëtarja > Do të ndodhte për herë të parë në karrierë, gjigandët e Turqisë dëshirojnë Taulant Xhakën

Do të ndodhte për herë të parë në karrierë, gjigandët e Turqisë dëshirojnë Taulant Xhakën

Ekipet në Turqi vazhdojnë që të mbeten “të fiksuar” me lojtarët shqiptarë, ndërsa këtë herë ishte momenti për Taulant Xhakën. Mesfushori shqiptar ka përfunduar në vëmendjen e Beshiktashit, ku sipas mediave turke është objektivi kryesor për ta transferuar në merkaton e verës.

Skuadra në fjalë e ka thuajse të pamundur për të mbërritur në “Champions League” duke parë renditjen aktuale të kampionatit, por gjendet në vendin e 5 dhe luan shanset e saj për pjesëmarrjen në “Europa League”.

Gjithsesi nuk është vetëm ky problemi për një transferim të mundshëm. Taulant Xhaka është formuar si futbollist te Bazeli dhe nuk ka lëvizur asnjëherë prej kësaj skuadre. E vetmja aventurë tjetër që ka provuar ishte në kohën kur shkonte te Grashopërsi, si një huazim edhe jo si blerje përfundimtare, duke u rikthyer sërish në shtëpinë e tij. A është momenti për një lëvizje të Taulant Xhakës, për t’u transferuar në Turqi? Gjithçka pritet të shihet në ditët në vijim… /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top