Shqiptarët kanë një shprehje të vjetër që e përdorin, guri i rëndë është gjithmonë në vendin e tij. Në të kundërt, nuk do e ketë të njëjtën peshë. Pak a shumë kjo ndodh e vërtetohet tek të gjithë, pavarësisht vendit ku futbollistët shqiptarë shërbejnë dhe përkushtohen.
Këtë herë është analiza e drejtorit sporitv të Bazelit, që më parë ka pasur funksion edhe në FIFA, Heusler, i cili bën një analizë të qartë për gjendjen në të cilën është Zvicra. Llogjika e tij është e qartë, futbolli në Zvicër duhet të ristrukturohet nga e para, që helvetët të kenë fytyrën e tyre reale.
Kjo i referohet një nxjerrje nga lista dhe tregimi i derës për futbollistët që nuk janë me origjinë zvicerane, megjithëse nëser kjo do të ndodhte, do të ishte një “vetvrasje” për këtë përfaqësuese. Pavarësisht dëshirës së tyre për të qenë patriot, në këtë pikë Zvicra ndihet disi e pafuqishme nëse do të zgjidhte të luftonte vetëm me ushtarët e saj.
E përditshmja zvicerane, “Blick”, shtron pyetjen nëse është bërë ndonjë revolucion derimë tani në këtë përfaqësuese, apo është situata që Heusler paraqet, ku ata dalin një tigër letre pa dhëmbë dhe që nuk të kafshon? /Shqiperia.ch/