You are here
Home > Kryefaqja > “Do të ndodh këtë javë”, bie poshtë transferimi i historisë me Visar Bekajn në Bundesligë

“Do të ndodh këtë javë”, bie poshtë transferimi i historisë me Visar Bekajn në Bundesligë

“Do të ndodhë këtë javë”, kështu ishin artikujt që lidheshin me transferimin e Visar Bekajt, në bazë të fjalëve që shprehej vetë futbollisti i Prishtinës. Përflitej për një kalim që do të mbetej edhe në histori sa i përket futbollit të Kosovës.

Aktualisht është pjesë e Prishtinës, ndërsa u tha se do të kalohej te Hofenheimi. Një skuadër kjo e fundit që jo vetëm luan në “Bundesligë”, por në sezonin e fundit ka konkurruar në mënyrë dinjitoze me skuadrat më të mira në elitën e futbollit gjerman.

Ky transferim ka dështuar, ndërsa Bekaj mbetet ende si portieri i Prishtinës. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajin janar, por gjithsesi arritja deri në ato nivele, mbetet më shumë se e vështirë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top