You are here
Home > Futboll Bota > “Do të lë futbollin”/ Identik si Kasano, tani as Mentor Mazrekajn nuk e besojnë më

“Do të lë futbollin”/ Identik si Kasano, tani as Mentor Mazrekajn nuk e besojnë më

“Miqtë e mi sot kam marrë vendimin më të vështirë deri tani në jetën time, kam vendosur mos të luaj më futboll. Mos profesionalizimi i duhur, gabimet e shumta në karrierë si edhe lëndimet më shtynë që të marrë këtë vendim. I falenderoj të gjithë ata që ju ka pëlqyer loja ime dhe janë argëtuar. I falenderoj edhe ata që nuk iu ka pëlqyer loja ime. Me respekt ju falenderoj për çdo emocion që kemi kaluar së bashku”, ky ishte mesazhi që Mentor Mazrekaj la vetëm tre ditë më parë, për të njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Por historia nuk do të mbyllet kaq thjeshtë, pasi ish-futbollisti i Partizanit është gati të nënshkruaj marrëveshjen e re. Mediat në Kosovë raportojnë se lojtari ka gjetur gjuhën e përbashkët me trajnerin Tahir Batatina, ndërsa zyrtarizimi te Llapi mbetet vetëm çështje kohësh.

Ky rast është identik me atë të Antonio Kasanos në Itali. Madje në këtë vend nuk do të besohej më as nga tifozët, kur fliste për “varjen e këpucëve në gozhdë”. Kasano do të dilte në një konferencë shtypi, duke njoftuar largimin e tij përfundimtar nga futbolli, duke u shprehur se kërkonte të rrinte më pranë familjes së tij. Nuk kaluan as 10 orë, ndërsa varësia nga futbolli, bëri që mesfushori italian të rikthehej dhe të kërkonte ndjesë për fjalët e thëna. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top