You are here
Home > Kryefaqja > Do të largohet edhe shqiptari i vetëm i Besnik Hasit, “Buba” drejt Turqisë

Do të largohet edhe shqiptari i vetëm i Besnik Hasit, “Buba” drejt Turqisë

Lojtarët me origjinë shqiptare, por që nuk janë pjesë të Kombëtares dhe luajnë me një përfaqësuese tjetër, janë të shumtë. Ndër ta, është edhe mesfushori me tipare sulmuese, Ferhan Hasani i cili luan me fanellên e Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht ai është pjesë edhe e klubit të Al Readit të kampionatit të Arabisë Saudite.

28-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik në Lindjen e Mesme, ku kjo gjë ka bërë që të tërheqë edhe vëmendjen e klubeve të tjera të Europës. Sipas raportimeve të fundit nga meditat e huaja, për mesfushorin me origjinë shqiptare, Hasanin, ka patur shumë oferta për të marrë shërbimet e tij. Nga këto është edhe skuadra turke e Trabzonsporit, teksa në merkaton e verës pritet që të insistojë shumë, për të bërë të tyre Ferhanin.

Kujtojmë që në fundin e muajit qershor, Hasanit i mbaron kontrata me klubin e tij aktual të Al Readit, ndërsa pritet që të firmosë një kontratë dy vjeçare me turqit e Trabzonsporit. Këtu flasim për lojtarin e vetëm shqiptar që ka pasur ndonjëherë Besnik Hasi. Ai ka qënë pjesë edhe të disa skuadrave tepër të njohura si Shkëndija e Tetovës, Brondby apo dhe me gjermanët e Wolfsburgut. Tashmë pritet që ta shohim me një ekip tjetër, si ai i Trabzonsporit të kampionatit turk./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top