
“Do të bëj si i zgjuar”, ishte kjo mënyra sesi trajneri Ismet Munishi, arsyetoi për “Shqiperia.ch” vendimin e arbitrit Genc Nuza, që i mohoi një penallti të pastër Eros Grezdës në takimin Shqipëri-Jordani.
Mirëpo, “i zgjuari” Nuza, ka marrë përsipër një detyrë edhe më me shumë rëndësi këtë herë, teksa i është besuar miqësorja e dy Kombëtareve të njohura. Kështu, së bashku me asistentët e tij, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Besfort Kasumi, Turqi-Ukrainë do të ketë drejtësi shqiptare.
Është ky vendimi dhe vlerësimi më i fundit i ardhur nga organizmat më të lartë të futbollit, që dukshëm në kohët e fundit i kanë dhënë një dorë arbitrave shqiptarë, pasi edhe Enea Jorgji ka ngjitur shumë shkallë europiane në karrierën e tij. /Shqiperia.ch/