
Jurgen Uldedaj është emri i boksierit më premtues në arenën europiane dhe më gjerë, pasi zotëron gjithë aftësitë për të qenë edhe kampion i botës.
Mirëpo Uldedaj njihet nga sportdashësit e huaj si një sportist gjerman. Do të ishte vetë protagonist në fjalë, ai që do të sqaronte këtë çështje. Në një prononcim për “Box Rec”, luftëtari shqiptar ka thënë se një gjë e tillë shprehet vetëm nga fakti se stërvitet në një palestër gjermane.
“Dua të jem kampioni i parë i botës me nënshtetësi shqiptare, vetëm sa stërvitem në një palester gjermane. Më shënojnë me kombësi gjermane, dua të theksoj faktin se jam shqiptar dhe kjo nuk ka diskutim”, tha Uldedaj. /Shqiperia.ch/