Vedat Muriqi u transferua te Fenerbaçe vetëm dy ditë më parë, duke mbyllur telenovelën e një transferimi që kishte nisur që me hapjen e merkatos verore. Por një lajm i publikuar fillimisht nga mediat turke dhe që bëri xhiron edhe në Shqipëri, ishte marrja e një tjetër talenti shqiptar nga ana e Fenerbaçes.
Bëhet fjalë për Miris Hotin që më parë ka luajtur me të rinjtë e Kukësit dhe Teutës, ndërsa u përfol se një dorë po i vinte edhe nga Muriqi. Por do të ishte vetë talenti shqiptar që për “Insporti” hodhi poshtë gjithçka, duke u shprehur se nuk ishte asnjë kontakt me sulmuesin e Kosovës.
“Nuk është e vërtetë se do të transferohem në Fenerbahce. Unë nuk kam asnjë kontakt me Vedat Muriqin, nuk është e vërtetë se ai është i përfshirë në transferimin e tim. Unë gjatë muajit të ardhshëm do të shkojë në prova tek dy skuadra turke.
Jam paksa i shokuar të them të drejtën. Mua asnjëherë nuk më shkruar apo telefonuar Vedati, Pas raportimeve të sotme, unë vendosa t’i shkruaj duke i thënë se ‘çfarë është duke ndodhur’”, ka thënë Hoti. /Shqiperia.ch/