You are here
Home > Futboll Bota > “Do hedh fishekzjarre nëse bie aeroplani”! Humori i zi i Skolarit dhe tragjedia e Chapecoense

“Do hedh fishekzjarre nëse bie aeroplani”! Humori i zi i Skolarit dhe tragjedia e Chapecoense

Trajneri i njohur brazilian që tashmë drejton Palmerias, Luiz Filipe Skolari, është kthyer në qendër të kritikave në mediat braziliane. Skuadra e tij arriti të fitonte me rezultatin 4-0 ndaj Godoy Crus, për të mbërritur në çerekfinalen e Kupës së Liberdatores.

Kur gazetarët do e pyesnin për merkaton, Skolari iu përgjigj me një humor të zi: “Klubi punon me emrat që unë u jap, por nuk i them këtu. Pastaj nesër mund të ndodh që të rrëzohet aeroplani dhe të vdisni të gjithë. Nëse disa vdesin, unë madje do të hedh edhe fishekzjarre”, do të shprehej me humor Skolari.

Por kjo nuk mund të pritej mirë, ndërsa ndjeshmëria e madhe për tragjedinë e Chapecoenses në Brazil është ende e lartë. Gjithsesi Skolari zgjodhi të fajësonte sërish gazetarët, duke u shprehur se nuk ia kuptuan humorin, pa i kthyer mbrapsht fjalët e thëna. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top