
Këta janë djemtë e artë shqiptarë, të cilët kanë arritur të triumfojnë në turneun e hendbollit, IHF Trophy, duke fituar në finale ndaj Britanisë së Madhe.
Ky ishte është nga sukseset më të mëdha të Kosovës në gjithë vitet e fundit, sa i përket pjesës sportive. Kjo pasi dardanët arritën të mposhtin shumë shtete të njohura, të cilat ishin favorite kryesore për të fituar turneun në fjalë. Finalja me Britanin do të kishte fund emocionues, pasi penalltinë në sekondën e fundit, e ka pritur Flakrim Beqiraj duke i mundësuar Kosovës një fitore të rëndësishme.
Megjithatë krenaria më e madhe, është e një tjetër natyre për djelmoshat e U-18. Ajo që duhet thënë, është se ndryshe nga futbolli ku lojtarët vijnë gjithmonë të formuara nga shkollat europiane, këtu flasim nga sportistë të formuar e rritur në Kosovë. /Shqiperia.ch/