
Edon Zhegrova është padyshim një nga futbollistët më të preferuar nga tifozët shqiptarë. Mënyra sesi luan ky futbollist në fushën e lojës, është ajo që preferon të shoh çdo spektator, për t’u dëfryer. Megjithëse jo gjithmonë mund të jetë rezultative, spektakli është i garantuar me Zhegrovën.
Një djalosh i vogël ka gjetur zgjidhjen ideale për t’i marrë fanellën Zhegrovës ndaj Ishujve Faraoe. “Zhegrov, të lutem fanellën”. Ishte kjo pankarta që një 10-vjeçar ka mbajtur në duar gjatë gjithë ndeshjes, që nuk i ka shpëtuar as vështrimit të vetë futbollistit.
Me përfundimin e takimit, futbollisti i Genk ka shkuar në tribunën ku gjendej tifozi i veçantë, duke hequr fanellën për t’ia dhuruar këtij të fundit. Këtë herë, Zhegrova tregon klasin edhe në sjelljen jashtë fushës së blertë. /Shqiperia.ch/