You are here
Home > Futboll Bota > Djali i tyre duhet të mungojë vetëm këtë ndeshje, familja e Sala në stadium për Arsenalin

Djali i tyre duhet të mungojë vetëm këtë ndeshje, familja e Sala në stadium për Arsenalin

Mbrëmja e sotme mund të ishte ajo e debutimit për Emiliano Salan me Kardifin. Sulmuesi fatkeq që la Nantes dhe u nis për një udhëtim, që nuk e pati kurrë një destinacion. Ende po kërkohet për futbollistin në fjalë, pavarësisht se shteti i mbylli kërkimet e tij në mënyrë përfundimtare.

Futbollistë dhe njerëz të ndryshëm kontribuan me shuma të majme financiare, vetëm për të vazhduar kërkimet për Salan, që mrekullia të ndodhë pavarësisht gjasave të vogla. Tashmë Kardifi do të luajë ndaj Arsenalit, në një takim që do të jetë krejtësisht ndryshe dhe me emocione të veçanta.

Presidenti i Kardifit është shprehur se sipas të gjitha gjasave, familja e Emiliano Sala do të jetë e pranishme në stadium. Me shpresën se ky takim do të jetë i fundit ku djali i tyre do të mungojë për Kardifin, si të kishte vetëm një dëmtim që do të kalojë, familjarët luten për një rikthim sa më të shpejtë. Të paktën kjo është dëshira e madhe e tyre, që mbetet e arsyeshme përsa kohë ende nuk ka asgjë zyrtare mbi fatin e Emiliano Sala e përsa kohë, mrekullitë ndodhin. Ndërkohë vetë skuadrat nuk duhet të mbajnë asnjë minutë heshtje dhe shirita të zinjë në krahë, pasi për familjarët tragjedia nuk ka ndodhur.  /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top