
Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë, ashtu si edhe historia e Donis Avdijaj. Pikërisht lojtari që të gjithë talentin e tij zgjedh ta shumëzoj me 0, pasi shkakton gjithmonë probleme me sjelljen e tij. Në të gjitha skuadrat që është larguar, arsyeja ka qënë e njëjtë për mungesë disipline.
Ndërkohë që në merkaton e janarit kërkohej nga Juventusi dhe Arsenali, sulmuesi shqiptar mbeti pa skuadër për një kohë të gjatë. Trabzonspori i hapi derën dhe nuk do të kalonte shumë kohë për të nisur problemet e para.
Sipas mediave turke Avdijaj ka marrë vërejtje nga klubi turk pasi ka dalë pa leje në një lokal nate, për t’u argëtuar deri në orët e vona. /Shqiperia.ch/