You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dikur quhej si lojtari më premtues i Superiores, tifozët i zbresin në fushë Dokës: Hiq fanellën!

Dikur quhej si lojtari më premtues i Superiores, tifozët i zbresin në fushë Dokës: Hiq fanellën!

Një incident ka ndodhur në fundin e takimit mes Kukësit dhe Tiranës, të mbyllur në barazimin pa gola. Tifozët e kryeqytetit prej kohësh janë në mungesë të rezultateve dhe festës në fundin e takimit, pasi klubi i tyre nuk po i ngroh më si më parë.

Në kushte të tilla, tifozët e Tiranës e kanë parë vetë të arsyeshme duke shkaktuar edhe një rrëmujë në fundin e takimit ndaj verilindorëve, për t’i kërkuar heqjen e fanellës lojtarëve, pasi nuk e meritojnë sipas mendimit të tyre.

Kjo kërkesë ka qenë veçanërisht për lojtarin Albi Doka, që më përpara njihej si futbollisti shqiptar më premtues. Shumë pritej nga ky njeri, ndërsa aftësitë dhe potenciali i tij nuk mungonte. Në kohën e Ze Marias, u përfol edhe një largim i tij në arenën europiane, për të luajtur në nivelet më të larta, pasi i madh ka qenë interesimi. Por duke parë gjendjen aktuale dhe nivelin që po tregon, e vështirë duket që Doka të largohet nga Shqipëria, tifozët e sjellin paksa në realitet: “Hiq fanellën”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top