You are here
Home > Kryefaqja > Dikur përfaqësonte Malin e Zi, sot me fanellën e Kosovës/ Muriq: M’u ndal trupi, nuk e di

Dikur përfaqësonte Malin e Zi, sot me fanellën e Kosovës/ Muriq: M’u ndal trupi, nuk e di

“Mallkimet” e Malit të Zi duket se nuk kanë shkuar edhe aq dëm në rastin e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq. Ylli që luan me Manchester Cityn, ka luajtur më parë dhe ka mbrojtur ngjyrat e Malit të Zi.

Më pas mbërriti edhe vendimi i tij, për t’u afruar te dardanët. Në përballjen që përfundoi me rezultatin 1-1, Muriq kishte edhe një motivim më shumë, pasi luante ndaj së shkuarës dhe duhej të tregonte vlerat e tij.

Megjithatë portieri i Kosovës ka vjellë para ndeshjes, nga një problem shëndetësor i papritur. Madje kjo ka vazhduar edhe gjatë ndeshjes, sipas asaj që pohon vetë gardiani për “Supersport Kosova”: “Trupi m’u ndal, më vjen keq dhe nuk e di se çfarë ndodhi. Unë isha 100% i gatshëm përpara ndeshjes”, ka thënë Muriq. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top