Zlatko Junuzoviç ka qënë më parë kapiteni i Werder Bremenit, por u largua nga ekipi gjerman, për të shkuar te Salzburgu. Pas shumë kohësh ky futbollist është rikthyer për të ndjekur më nga afër ish-shokët e skuadrës.
Werderi ka fituar me resultatin 4-0 në miqësore, atje ku Rashica ka lënë sërish përshtypje të mira. Shtylla e ka ndalur për të gjetur golin, ndërsa arriti të fitonte edhe një penallti. Junuzoviç ka mbetur i befasuar nga paraqitja e sulmuesit të Kosovës, pasi e pa nga më afër:
“Mua nuk më nevojiten 30 minuta. Shpejtësia e tij ishte vërtet e jashtëzakonshme. Por mua më pëlqen sesi luan edhe si sulmues me shpinë nga porta”, ishte vlerësimi i lojtarit të Salzburgut për “raketën” shqiptare. /Shqiperia.ch/