Rastësit janë të bukura, gati-gati të adhurueshme por kjo që do t’ju tregojmë është përtej imagjinares. Kemi dëgjuar që futbollistët pasi varin këpucët në mur mund të bëhen biznesmen e në disa raste trajner. Raste të këtyre të fundit kemi pafund që nga më të vjetërit e deri tek Zidan, Pipo Inzaghi apo Nesta. Por kurrë më parë nuk ka ndodhur që një sulmues të bëhet president i shtetit të tij. I tillë është dhe rasti i George Weah.
Në verën e vitit 1995 Milani afroi një sulmues liberian nga PSG për afro 7 milon euro. Shumë shpejt Weah do të bëhej ikona sulmuese e klubit italian duke rrëmbyer zemrat e tifozëve. Sulmesi i dha fund karrierës së tij në vitin 2003 pas fitimit të një topi të artë, dy kupave champions si dhe disa trofe kampionatesh apo si lojtari më i mirë i vitit.
Por historia do e përplaste George Weah drejt nje posti akoma edhe më madhor. Në dhjetor të vitit 2017 ai u zgjodh me afro 62% vota pro nga shtetasit e tij për të qenë presidenti i Liberisë. Sot ish-sulmesi apo Presidenti aktual i liberanëve feston 52 vjetorin e lindjes. Fundja, kush do ta mendonte se ndonjëherë një sulmues do ta festonte ditlindjen si president shtetim?! Epo rastësitë janë të bukura…/Shqipëria.ch/