You are here
Home > Kombëtarja > Dikur i vetofrohej Shqipërisë, sot Zenga e kthen në zgjedhje të katërt debutuesin e ri të Panuçit

Dikur i vetofrohej Shqipërisë, sot Zenga e kthen në zgjedhje të katërt debutuesin e ri të Panuçit

U premtua se do t’i ofroheshin hapsira e duhur talenteve të rinjë, e sidomos Xhakomo Vironit. Trajneri i Venezias, Zenga, preferon lojën sulmuese, me tre të tillë përpara portës kundërshtare, por jo gjithçka po shkon sipas fjalëve të dhëna.

Sulmesi më i ri i Kombëtares ka nisur të humbas terren në Itali. Nga Seria B, Vironi ka katër ndeshje pa prekur fushën e gjelbërt. Prurja më e re edhe e Venezias luajti vetëm dy ndeshjet e para si titullar në kampionat. Më pas çdo gjë nisi të zhdukej.

Një gol me fanellën U21 të kuqezinjëve ngriti në mënyrë të fuqishme emrin e Vironit, aq sa Panuçi e thirri menjëherë në Kombëtaren e madhe për takimin ndaj Jordanisë, duke mos e aktivizuar dhe pas ndeshjes e ktheu sërish tek Bushi. Sulmuesi i ri do i bashkohej Kombëtares sërish në Izrael, atje ku do të vinte edhe debutimi i tij me Kombëtaren e madhe.

Xhakomo Vironi është vetëm 20 vjeç dhe padyshim ka një rrugë të gjatë në karrierën e tij, por ajo jehonë e menjëhershme mesa duket nuk ndikoi pozitivisht tek ai. Dikur trajneri Zenga i vetofrohej Shqipërisë pas largimit të De Biazit, sot i njëjti trajner drejton Vrionin tek Venezia dhe e nxjerr të tepërt, aqsa për të nuk ka vend as në skemën me tre sulmues. Sulmesi shqiptar ende nuk ka arritur të bind teknikun e ri dhe nuk po rikthehet në nivelet që të gjithë tifozët shqiptarë presin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top