
Sioni do të përballet në ditën e sotme ndaj St Gallenit, që do të bëj gjithçka për t’u hakmarrë, pas atij eliminimi në Kupë të vetëm përpara pak ditëve.
Mediat zvicerane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë mbrojtësit të Shqipërisë, Ermir Lenjani, sa i përket ndeshjes së sotme. Kjo pasi futbollisti i Kombëtares ka qenë protagonist absolute në Kupë, duke i dhënë dy pasime vendimtare Kasamit, në atë fitore me rezultatin 1-2 në minutat shtesë, kundër ish-ekipit të tij, St Gallenit.
Në momentin që Lenjani është larguar nga St Galleni, aty nisën edhe peripecitë më të mëdha për këtë lojtar. Me ekipin zviceran lojtari shqiptar ishte në formën e tij më të mirë, ndërsa bëri një hap të madh duke mbërritur në “Ligue 1”. Atje, asgjë nuk shkoi mirë. Renes nuk po i gjente hapësirat në ekip dhe e dërgoi Lenjanin, si asnjëherë më parë, te Nantesi.
Renesi dhe Nantes janë dy skuadra që urrehen pafundësisht me njëra-tjetrën dhe asnjëherë në kohët e fundit nuk kishin arritur një marrëveshje sa i përket futbollistëve, por e gjetën gjuhën e përbashkët për huazimin e Lenjanit.
Pasi kaloi një kohë pa lënë shumë gjurmë te Nantes, Lenjani rikthehet të përballet me mllëfin e tifozëve të Renes, ndërsa situata shkoi deri aty aqsa i shkruajtën në makinë: “Lenjani Bastard”. I vetmi që besonte te ai gjatë asaj kohe, ishte mesfushori Gelson Fernandes, që aktualisht luan te Frankfurti.
Për të mbërritur te Sioni, ku fillimisht për arritjen e tij sa më lartë në këtë skuadër, u kujdes ish-ndihmës trajneri i Shqipërisë, Paulo Tramezzani. Me largimin e italianit, u zhduk nga lista edhe Ermir Lenjani, duke mos u preferuar nga trajneri Gabri.
E në fund, për të mbërritur në këtë moment, ku thuajse në çdo ndeshje të Sionit, futbollisti i Kombëtares do të jetë duke shënuar ose shënuar golin vendimtar. /Shqiperia.ch/