You are here
Home > Futboll Bota > Dështon rinovimi i Hysajt, bëhet gati ta marrë njeriu i cigareve dhe i librave në Angli

Dështon rinovimi i Hysajt, bëhet gati ta marrë njeriu i cigareve dhe i librave në Angli

Telenovelë është dhe në seritë e fundit jemi duke shkuar, kjo e Elseid Hysajt nuk do të ketë edhe shumë të tilla.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli dhe Itali, kanë dështuar tratativat për një marrëveshje rinovimi të mbrojtësit shkodran. Napoli nuk e konsideron më si një futbollist të pazëvendësueshëm, ndërsa hapësirat për Hysajn janë ngushtuar dukshëm.

Në kushte të tilla, Maurcio Sarri, trajneri i cigareve dhe librave, e pret me krahëhapur afrimin e shqiptarit. Më parë tekniku italian mori te Chelsea vetëm mesfushorin Jorginho, ndërsa tashmë do të tërheq pas vetes edhe Hysajn, ashtu siç e bëri nga Empoli te Napoli. Sarri është një trajner karizmatik, ndërsa dihet lehtësisht “dashuria” që ai ka për cigaret, duke i konsumuar ato edhe gjatë ndeshjeve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top