You are here
Home > Futboll Bota > Dështimi qesharak në tribuna, Interi surprizohet nga “kushurinjtë” e Milanit

Dështimi qesharak në tribuna, Interi surprizohet nga “kushurinjtë” e Milanit

Derbi italian mes Interit dhe Milanit që u luajt ditën e diel, përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultatin 1-0. Një fitore shumë e çmuar kjo për djmetë e drejtuar nga Spaleti, të cilët me 3 pikët e marra afrohen edhe më shumë drejt objektivit të tyre. Sa herë që bëhet fjalë për derbi, çdo kujt nuk i shkon mendja vetëm për atë që do japin ekipet në fushën e lojës, por edhe atë çka do dhurojnë tifozeritë në tribuna.

Përpos fitores së Interit, kuqezinjtë e Milanit nuk kanë dalë aq edhe të humbur nga kjo sfidë. Ndonëse nuk fituan në fushën e blertë, skuadra tjetër e Milanos fitoi në tribunë. Grupimi i tifozëve të Milanit arritën të mposhtnin kushurinjtë përsa i përket “luftës” së koreografive të derbit.

Grupimi i tifozëve të Interit, “Curva Nord”, i është mësuar ajo çka kishin përgatitur në derbin e Madoninës, ku kuqezinjtë “Curva Sud” iu përgjigjën shumë rëndë. Në botën e tifozerisë, kjo mund të quhet një dështim të grupimit të Interit, pasi atë çka kishin përgatitur, menëherë i vjen dhe kundërpërgjigja.

“Curva Nord de Milano” kishin përgatitur koreografin ku shkruhej: Simboli i Milanos. Plotësohet me dizanjin e gjarpërit që ndodhet në stemën e qytetit, që bëhet gati të sulmojë prenjë e tij.

Ndërsa grupimi i Milanit, “Curva Sud de Milano”  i kundërpërgjigjet menjëherë me mbishkrimin: Për vizitë te të afërmit nuk shkohet duar bosh. Nëdrsa plotësohet me dizanjin e dy duarve duke shqyer gjarprin e mësipërm. /Rexhino Begolli- Shqiperia.ch/

Curva Nord

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Curva Sud

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top